Globi

Biden president, reagon Clinton: Një faqe e re për Amerikën!

Shkruar nga Liberale
Biden president, reagon Clinton: Një faqe e re për Amerikën!

Pas shpalljes fitues të zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden, ka ardhur edhe reagimi i Hillay Clinton, ish-kandidates për presidente në vitin 2016.

Në një shënim në Twitter, Clinton shkruan se këto zgjedhje ishin një refuzim i hapur për Trump, teksa shton se një faqe e re nis për Amerikën.

"Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur @JoeBiden dhe @KamalaHarris të jenë presidenti dhe nënkryetari ynë i ardhshëm. Është një biletë historike, është refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuat për ta realizuar këtë. Më tej së bashku”, shkruan Clinton.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH