Globi

Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit

Shkruar nga Liberale
Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe

Presidenti amerikan Joe Biden, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë për abortet.

Ai theksoi kundërshtimin e tij ndaj këtij vendimi duke u shprehur se kjo është një ditë shumë e trishtueshme për Amerikën.

Gjithashtu ngriti çështjen e përdhunimit, duke u shprehur: “Imagjinoni që një grua të përjetojë pasojat tragjike të të tillë. Kjo më trondit. Shëndeti i grave dhe i kombit tonë është në rrezik. Beteja nuk ka përfunduar.”

Biden bëri thirrje që lufta të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe të mbrojë të drejtën e abortit dhe të gjitha “liritë e tjera personale” me afrimin e zgjedhjeve parlamentare afatmesme, të cilat shpallen të vështirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH