Aktualitet

Biden: E drejta e abortit është themelore

Shkruar nga Liberale
Biden: E drejta e abortit është themelore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”.

Biden i bëri komentet pas rrjedhjes në publik të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.

Biden tha se administrata e tij është e gatshme që të mbrojë të drejtat e abortit.

“Unë besoj se e drejta e një gruaje për të zgjedhur është themelore”, tha Biden.

Mediat amerikane raportojnë se vendimi final i Gjykatës Supreme mund të merret në fund të qershorit ose fillimit të korrikut,

Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.

Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtën absolute për abort, por vetëm në tre muajt e parë të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, shtetet individuale mund të vendosin vetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH