Editorial

Biden dhe Evropa, era ka ndryshuar por është e gabuar të ketë...

Shkruar nga Liberale
Biden dhe Evropa, era ka ndryshuar por është e gabuar të

Nga FRANCO VENTURINI

Evropa numëron ditët që mungojnë nga betimi presidencial i Joe Biden-it dhe lehtësimi i saj është më shumë se i ligjësuar. Mjaft më me një president të SHBA që uron shkërmoqjen e BE, që kërcënon shpërbërjen e NATO-s, ose që del nga traktatet që më shumë përfshijnë evropianët e i imponojnë atyre masa ndëshkuese tarifare. Por mbrapa kënaqësisë së pranueshme fillon të nxjerrë kokën një rrezik: që Evropa të ketë shumë miklime mbi kthimin e solidaritetit transatllantik të qëmoçëm.

Shëmbulli themelor, vetkuptohet, është ai i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me Kinën, si ajo më e fundit e lehtësimit të investimeve të ndërsjellta. Marrëveshja është e tëra për t’u vërtetuar, por Joe Biden ka bërë të njohur, nëpërmjet zëdhënësish tepër të besueshëm, se SHBA presin të jenë të konsltuar e të dëgjuar mbi politikën kineze të BE e të qeverive të tij. Si për të thënë se Amerika është e zotuar në një përballim me Pekinin që ka vlerë globale, e që aleatët evropianë nuk duhet të kundërshtojnë Manovruesin.

Është një shpullë, kuptohet miqësore, për synimet evropiane të një autonomie gjeopolitike. E nuk mjafton. Askush të mos mendojë se në selinë e Aleancës Atlantike SHBA do të heqin dorë nga kërkesa e shtimit të harxheve ushtarake të rëna n’ujdi për 2 % të PPI e ndoshta edhe më përtej (Italia është në një vonesë të madhe).

E pastajma për tregëtinë e tarifat a do të jetë vërtetë e ndryshme? E prirja për të hedhur vaj mbi zjarrin e luftës ukrainase, të cilën evropianët tundohen pa sukses që t’a ndalojnë? E Biden-i me të vërtetë dëshëron t’a shtojë praninë në Mesdhe, përfshirë dhe Libinë, si ne të parët do të donim?

Për fat janë bashkëndarjet e mendimeve për mjedisin, mbi traktatet për t’u rivendosur (edhe me Iranin), mbi shumëkahësinë. Por duhet të mbajmë sytë hapur. Ndërmjet SHBA dhe Evropës shumë interesa nuk përputhen më. Problemi i Evropës, sot, është të përpunojë një politikë që, pa fyer SHBA, të ripohojë vullnetin për të qënë e pranishme në skenën ndërkombëtare, edhe përballë shtyrjes hapësinore të ekonomisë së Shtetit kinez, edhe në marrëdhëniet me Rusinë, që nuk duhet të mbeten peng të Russiagate të kujtesës trumpiane dhe, e këtu duhet të bëhet e gjallë një politikë e jashtëme e fikur italiane në Mesdhe, në Libi, në Lindjen e Mesme.

Kemi përpara çështje rrënjësore që duhet të jenë objekt i nismave të menjëherëshme, e para mbi të gjitha përpjekja për të kufizuar armatimet bërthamore (ka ende pak kohë për të zgjatur marrëveshjen e fundit të përmbyllur me Moskën, “New Start”) por edhe teknologjitë e reja të shkatërrimit në masë. Nëse Evropa nuk do të dijë të stimulojë Biden-in do të përfundojë në zënien me të.

“Corriere della Sera”,

Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH