Globi

Biden: Ata nuk ishin protestues, por terroristë të brendshëm

Shkruar nga Liberale
Biden: Ata nuk ishin protestues, por terroristë të brendshëm

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka komentuar trazirat e së mërkurës, ku turma protestuesish 'mësynë' në Kapitol Hill, disa prej të cilëve hynë në ndërtesën e Kongresit, ndërkohë që nga përleshjet pati edhe 4 viktima.

“Ata nuk ishin protestues”, tha Joe Biden, duke folur nga selia e tij në Wilmington, Delaware.

“Ishte një turmë e trazuar, kryengritëse, terroristë të brendshëm. Është kaq themelore. Është kaq e thjeshtë”, tha presidenti i ri i SHBA, duke iu referuar imazheve tronditëse në Capitol, të mërkurën pasdite.

Biden theksoi se Trump kishte kaluar të gjithë presidencën e tij “duke përçmuar demokracinë tonë, Kushtetutën tonë, shtetin e së drejtës. Ky fakt duhet të merret parasysh”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH