Kryesore

Biden anulon vendimet e Trump për pandeminë, klimën dhe emigracionin

               Publikuar në : 19:59 - 21/01/21 liberale

Joe Biden, që në minutat e para pasi shkeli në zyrë nisi zhbërjen e shumë vendimeve të pararendësit Donald Trump, të cilat sipas tij kanë shkaktuar dëmet më të mëdha Shteteve të Bashkuara. Ndalimi i tërheqjes nga OBSH dhe rikthimi tek marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2015, janë dy prej 17 urdhrave ekzekutivë më të rëndësishëm me ndikim global.

Një paketë e re masash kundër koronavirusit shënoi edhe një ndryshim rrënjësor kursi me atë të pararendësit, duke e bërë mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe të jashtme. E detyrueshme bëhet edhe mbajtja e distancës sociale në të gjitha ndërtesat e administratës.

Mes vendimeve të tjera të Biden është edhe fundi i kufizimeve për udhëtimet nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, që administrata e mëparshme i futi në listën e eksportuesve të terrorizmit. Do të ndalet ndërtimi i murit kufitar me Meksikën, do të rikthehet programi DACA i administratës Obama që i jep leje të përhershme qëndrimi 700 mijë emigrantëve të ardhur që fëmijë në SHBA, si dhe do të ndalohen dëbimet e emigrantëve pa dokumente që do të marrin shumë shpejt shtetësi.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back