Aktualitet

"Biblioteka Humane", ku librat janë njerëzit

Shkruar nga Liberale
"Biblioteka Humane", ku librat janë njerëzit

Ekziston një lloj i veçantë biblioteke ku në vend që të huazoni një libër, mund ta bëni këtë me një person, i cili mund të tregojë historinë e tij të veçantë.

Kjo bibliotekë është quajtur Human Library, “biblioteka njerëzore” ose “biblioteka e gjallë”, një nismë e lindur në Danimarkë në vitin 2000 dhe që atëherë është përhapur në shumë vende.

Ideja është që të bëhen të njohura historitë e njerëzve që i përkasin kategorive pak a shumë të margjinalizuara ose që vuajnë diskriminim të një lloji të veçantë, me qëllimin për t’i kapërcyer këto paragjykime që njerëzit mund të kenë ndaj tyre.

Ngjarja e Bibliotekës Njerëzore është një hapësirë e hapur ku çdo lexues ftohet të krijojë një dialog me librin e tij “njerëzor”, domethënë një person i gatshëm, në baza vullnetare, që tregon historinë e tij dhe u përgjigjet pyetjeve të atyre që e dëgjojnë.

Në fakt, Biblioteka Njerëzore nuk është një vend fizik; gjatë një ngjarjeje, e cila mund të organizohet në një bibliotekë apo edhe në hapësira të tjera, por është diçka krejt ndryshe ku lexuesit zgjedhin një person për të biseduar me të, përreth gjysmë ore.

Secili prej këtyre personave identifikohet me një titull të shkurtër dhe përshkrues, për shembull “Transgjinor”, “Ish-alkoolist” “Viktimë e dhunës seksuale” ose “Person me paaftësi fizike”, njësoj sikur të ishte një libër; secili nga këta “libra” përfaqëson një grup shoqëror që i nënshtrohet paragjykimeve ose diskriminimit për shkak të identitetit të tyre gjinor, përvojave jetësore ose fesë, por edhe për shkak të pamjes fizike, kombësisë dhe mënyrës së jetesës.

Lexuesit ftohen të bëjnë pyetjet më të pakëndshme ose të sikletshme, pikërisht për të kapërcyer paragjykimet e tyre; duke përdorur moton e Biblotekës Njerëzore, qëllimi i së cilës është të mos gjykoni dikë, ose të ndaloni së gjykuari dikë./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH