Aktualitet

Biberaj: Kolacioni Kurti- Osmani, fitues i zgjedhjeve në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Biberaj: Kolacioni Kurti- Osmani, fitues i zgjedhjeve në Kosovë

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj e ka quajtur një koalicion për të ardhmen bashkimin me Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Biberaj shkruan, se ky koalicion do t'i japë fund tranzicionit 20 vjecar në Kosovë dhe klasës politike të zhytur në krim, padrejtësi dhe korrupsion.

Reagimi i plotë

Dëshiroj që të përshëndes marrëveshjen e sapo-firmosur në Kosovë ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhje. Jam i bindur se ky grupim do të jetë edhe fitues i padiskutueshëm i zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje që do ta ndajnë Kosovën nga tranzicioni tepër i vështirë 20- vjecar, duke i dhënë fund edhe mbi-sundimit të një klase politike të zhytyr në krim, korrupsion dhe padrejtësi. Më në fund Kosova pas 14 shkurtit do të ketë një lidership të ri politik me përfaqësuses të rinj politikë, të mirë edukuar, intelektualë, patriotë dhe qytetarë që do t'i shërbejnë me dinjitet, përkushtim, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm Kosovës dhe popullit të Kosovës! Urime dhe suksese motër Vjosa dhe vëlla Albin në interes të qytetarëve të Kosovës dhe cështjes sonë kombëtare. Fitorja juaj në Kosovë do të ndikojë pozitivisht edhe në Shqipëri për të larguar këtë klikë, këtë regjim kriminal, anti-popullor dhe anti-kombëtar që i shërbeu interesave serbe të Vucicit nëpërmjet ndarjes së Kosovës dhe "minishengenit Ballkanik"!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH