Aktualitet

Biberaj: Jetë të gjatë presidenti Bill Clinton!

Shkruar nga Liberale
Biberaj: Jetë të gjatë presidenti Bill Clinton!

Nga Aleksandër Biberaj

JETE TE GJATE PRESIDENTI BILL CLINTON! FALEMINDERIT JU DHE ZONJES SUAJ TE NDERUAR HILLARY CLINTON PER GJITHCKA QE KENI BERE DHE VAZHDONI TE BENI PER KOMBIN SHQIPTAR! NDER RESPEKT DHE MIRENJOHJE PER JETE TE JETEVE NGA KOMBI YNE VITAL!

Te dashur miq,

Sot Presidenti Amerikan, besoj me i dashur per shqiptaret Bill Clinton mbush 74 vjec.

Jete te gjate dhe te lumtur Presidenti Clonton!

Une kam pasur rastin ta takoj Presidentin Clinton ne New York, dhe ka qene nje nder takimet me mbreselenese qe kam pasur me nje burre shteti, me nje politikan brilant, me nje qytetar te vertete, me nje foles magjik, me nje njohesh dhe mbeshtetes te flakte te ceshtjes shqiptare. Ne ate takim Presidenti Clinton me tregoi se eshte njohur me ceshtjen shqiptare qe kur ka qene femije, pasi ka pasur nje komshi shqiptar (shok shkolle) qe i kishte shpjeguar historine e kombit tone, perfshire vendimet e padrejta te Kongresit te Berlinit dhe Konferences se Ambasadoreve ne Londer, nga ku Shqiperia doli e gjymtuar, e sakatuar, pasi humbem Kosoven, dhe me vone humbem trojet tona ne Maqedoni, ne Mal te Zi, humbem Camerine si dhe Presheven , Bujanovcin dhe Medvegjen. Ne karrieren time kam pasur mundesi te takoj shume drejtues shtetesh, por ky takim ka qene nje nder takimet me te bukura dhe me mbreselenese ne jeten time. Clinton, nje njeri shume i thjeshte, shume i edukuar, shume i komunikueshem dhe shume miqesor me pyeste per pjesetaret e familjes sime me emra si te kishim qene shoke shkolle. Kam pasur rastin me vone qe te takoj edhe Hillary Clinton, nje grua fisnike, nje zonje e vertete, qe do t'i bente nder kombit amerikan dhe botes mbare po te nominohej per presidente nga demokratet dhe te kandidonte per presidente ne zgjidhjet presidenciale te vitit 2008. Gjithsesi Hillary Clinton, me qytetarine e saj te lindur dhe te trasheguar nga familja dhe te fituar nga edukimi i saj, mbeshteti fuqishem kandidatin per president ne zgjedhjet e vitit 2008 Barack Obama, duke dhene kontributin e saj dhe te Presidentit Clinton ne fitoren historike te nje afro-amerikani per here te pare si President i SHBA-se. Kam qene i nderuar pasi kam qene i ftuar nderi i Presidentit Barack Obama dhe familjes Clinton ne te dy ceremonite e inagurimit te Presidentit te SHBA-se Barack Obama ne vitet 2009 dhe 20013.

Pas fitores se Obames, Hillary Clinton sherbeu per nje mandat gjate presidences se pare Obama si Sekretare Shteti duke qene rekord ne udhetimet e saj diplomatike dhe duke pasur suksese te jashrezakonshme ne politiken e jashme te SHBA-se. Presidenti Clinton, me nderhyrjen amerikane ne Kosove ne vitin 1999, na vertetoi edhe nje here se vlerat e demokracise amerikane jane kampion dhe universale ne planetin tone ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.

Faleminderit Bill dhe Hillary Clinton per ate qe keni bere dhe do te beni per Kombin Shqiptar, i cili do t'iu jete mirenjohes per jete te jeteve.

Qe nga rivendosja e mardhenieve diplomatike ne vitin 1991 ndermjet SHBA-se dhe Shqiperise, per te vazhduar me viziten mbreselenese te Sekretarit Amerikan te Shtetit James Beker ne qershorin e vitit 1991, per te vazhduar me vizitat e Sekretereve te tjere Amerikane te Shtetit, si dhe me viziten qe kulmon me ardhjen e Presidentit te SHBA-se George W. Bush me 10 qershor te vitit 2007, SHBA ka qene dhe mbetet mbeshtetese kryesore e demokracise ne Shqiperi dhe ceshtjes se drejte shqiptare ne Ballkan. Perfitoj nga rasti per te falenderuar te gjithe ambasadoret amerikane qe kane sherbyer ne Shqiperi duke filluar qe nga Cristopher R. Hill, William Ryerson dhe deri tek ambasadorja aktuale Yuri Kim, te cilet kane qene zeri i Presidentit te SHBA-se ne Shqiperi, duke na dhene nje mbeshtetje dhe ndihme te jashtezakonshme. SHBA na ka anetaresuar ne NATO dhe po na mbeshtet per anetaresim ne BE.

GOD BLEES USA!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH