Aktualitet

Biba "pendohet" për mbështetjen ndaj Vorpsit, fshin reagimin e tij

Shkruar nga Liberale

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, me sa duket është penduar për opinionin e tij mbi betimin e Arta Vorpsit në noteri, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët ai shkruante se betimi i Vorpsit te noteri, ishte një përgjegjësi e jashtëzakonshëm personale që ajo merrte mbi vete, pas angazhimit që ia ngarkoi koha dhe Kuvendi.

Por, pas disa minutash Biba e hoqi postimin e tij nga rrjetet sociale.

Ja reagimi i plotë

Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.

Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.

Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH