Showbiz

Beyonce “shumë e bardhë” në premierën e Rilindjes, pas kritikave shpërthen e ëma e këngëtares: Injorantë, budallenj, racistë!

Shkruar nga Liberale

Beyoncé  u përball me kritika të shumta në rrjetet sociale. Në premierën e filmit të saj në Los Anxhelos , ylli amerikan u shfaq - sipas disave – me ngjyra tepër të çelura për debutimin e "Renaissance”, Rilindja”,  Një film nga Beyoncé". Në rrjetet sociale janë lëshuar komente negative nga ata që e akuzojnë yllin e popit se është shfaqur më tepër se ç’duhet e “zbardhur”.

Dhe nuk është hera e parë. Në vitin 2008 ajo ishte në shënjestër për një fushatë të L'Oréal, në kohën kur ish-anëtarja e “Destiny Child” u shfaq me lëkurë shumë të zbehtë dhe bjonde.

Këtë herë, megjithatë, në mbrojtje ndërhyri e ëma e saj, stilistja Tina Knoëles, e cila në një postim të gjatë në Instagram i cilësoi ata që e kritikonin vajzën e saj si idiotë dhe racistë. “Vendosa të shkruaj një postim pasi pashë të gjitha komentet budallaqe, injorante, raciste për të, lëkurën e saj dhe faktin që ajo kishte flokë platin për t’u dukur e bardhë”.

“Ju idiotë – vazhdon ajo – vendosni nëse ajo po përpiqet të bëhet një grua e bardhë dhe për këtë arsye po zbardh lëkurën? Sa keq që disa njerëz (nënkupton afrikano-amerikanët, red.) vazhdojnë me këtë çështje, me urrejtje dhe xhelozi.

Por vertet? Ajo kishte flokë platin për t'iu përshtatur fustanit...”. Së fundi, ajo theksoi se iu përshtat ngjyrave prej argjendi të asaj mbrëmje dhe se të ftuarit u inkurajuan të vishnin ngjyrë argjendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH