Aktualitet

Betohet, Sali Berisha: Edi Rama ti je armiku im! E do pushtetin për t'u pasuruar

Shkruar nga Liberale
Betohet, Sali Berisha: Edi Rama ti je armiku im! E do pushtetin për

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij para protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se shqiptarët janë bashkuar sot me frontin e shpëtimit të Shqipërisë.

Berisha: Qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë. Të dashur demokratë dhe demokrate, anëtarë të partive opozitare dhe shoqërisë civile, qytetarë pa parti. Socialistë të partive të tjera që jeni sot në këtë shesh të lirisë. Të dashur bashkatdhetarë të ardhur nga mijëra km larg për t’u bashkuar sot me frontin e shpëtimit te Shqipërisë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

Një përshëndetje vëllazërore për ju që sot latë gjithçka dhe u bashkuat këtu në bulevardin e kombit duke u bërë kështu një burim drite dielli, shprese për mbarë shqiptarët. Sonte më shumë se kurrë mendjet dhe zemrat, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar te ju.

Ju erdhët në këtë bulevard sepse juve ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti ju në këmbë për ta shpëtuar atë”, tha Berisha.

Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti ju në këmbë për ta shpëtuar atë. Vëllezër dhe motra ju jeni sot këtu sepse nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vite më parë kur ne themeluam partinë e parë opozitare diktatori i fundit komunist dhe partia shtet kishin në duart e veta të gjitha pushtetet.

 Sot pasardhësi i tyre, Edi Rama ja mbathi, edhe pse ka të gjitha pushtetet. Ai ka vendosur monizmin e plotë, por përsëri ia mbathi. Në emër tuaj, do t’i them Edi Ramës këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? Sepse, ti Edi Rama, ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse unë me këta burra, gra, djem dhe vajza kemi për ideal, lirinë dhe vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti, pushtetin e do për të pasuruar veten dhe për të varfëruar qytetarët. Kurse unë dhe qytetarët lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptarët dhe për tu kthyer atyre dinjitetin.

Edi Rama ne jemi armiq, sot, ti ja ke mbathur, gabim ke bërë, sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Së pari duhet të themi, se ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja duhet t’ia mbathësh. Së dyti, me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker dhe shpojmë çdo blind. Asgjë nuk na ndal ne në përpjekjen tonë për liri. Edi Rama, ti je një problem i madh për lirinë e shqiptarëve, sepse ti qëndron në pushtet me votën e vjedhur, të plaçkitur, të përgjakur dhe votën e blerë.

Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Harrove ti, kështu, se me këto akte ke shkelmuar idealet e të vdekurve dhe të gjallëve të këtij vendi. Edi Rama ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore të viteve ‘90. Ke shkelmuar dinjitetin e qytetarëve shqiptarë që shkon u blen votën, pasi i varfëron./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH