Aktualitet

Betohet para presidentit anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Shkruar nga Liberale
Betohet para presidentit anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj është betuar sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Meta se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës i uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në detyrën e tyre shumë të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë. Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca si dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1176154,1176155,1176156,1176157"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH