Aktualitet

Betohet Bajram Begaj, flet për herë të parë si President

Shkruar nga Liberale
Betohet Bajram Begaj, flet për herë të parë si President

Bajram Begaj mori fjalën në Kuvend, pas betimit si President i ri i vendit. Ai e konsideroi përgjegjësi marrjen e detyrës, ndërkohë që e konsideroi një moment historik hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

"E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë! Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes opozitën shqiptare. Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur", u shpreh Begaj.

Kujtojmë se, Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë më 4 qershor me 78 vota. Ai do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH