Aktualitet

Betohen tek Presidenti 8 prokurorët e SPAK. KLP zgjedh kryetarin

Shkruar nga Liberale
Betohen tek Presidenti 8 prokurorët e SPAK. KLP zgjedh kryetarin

Ashtu sikurse u tha edhe më herët sot në mëngjes janë betuar 8 anëtarët e SPAK në institucionin e Presidentit.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda.

"Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani", njoftoi Presidenca.

Për shkak të shkrirjes së institucionit, prokurorët e mbetur u transferuan në institucionin e akuzës në kryeqytet.

Ndërkohë po ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH