Aktualitet

"Betimi i rremë", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Betimi i rremë", hap sot Gazetën Liberale

Betimi tek noterja i Arta Vorpsit, anëtares së emëruar  automatikisht nga lista e presidentit,  ishte teatri më i ri absurd i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa mëngjesin e djeshëm zonja Vorpsi paguante shërbimet për aktin noterial, duke bërë një betim që bie ndesh me kushtetutën, presidenti Meta që vetëm pak orë më herët kishte dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtaren më të re të dalë  nga lista e tij, njoftonte se tre anëtaret e Kushtetueses do të betoheshin në një ceremoni në presidencë në mbrëmje.

Nga ana e saj Vorpsi, e njohur edhe nga Kuvendi si anëtare, pasi presidenti nuk e ushtroi kompetencën brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, do të nisej pa humbur kohë drejt godinës së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kreut të shtetit do t’ia niste noterizimin e betimit të saj me postë.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH