Kryesore

Betimi i Biden/ Alarm për protesta të armatosura në 50 shtete të SHBA

               Publikuar në : 20:06 - 16/01/21 liberale

Të gjitha 50 shtetet kontinentale të SHBA dhe zona administrative District of Columbia (DC) janë vënë në alarm për protesta të dhunshme para ceremonisë së betimit Joe Biden të mërkurën.

Ushtarë të Gardës Kombëtare po dërgohen në Uashington nga e gjithë SHBA, për të dekurajuar çdo përsëritje të mundshme të trazirave vrasëse të 6 Janarit.

FBI ka paralajmëruar për marshime të armatosura të mbështetësve pro-Trump në kryeqytetet e 50 shteteve.

Disa qendra tregtare janë mbyllur në Uashington, ndërsa barrikada janë rreshtuar nëpër rrugë për të shtuar sigurinë.

Kabineti i Biden ka nxitur amerikanët të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit prej pandemisë së Covid-19 dhe zyrtarët rekomandojnë që ceremonia të ndiqet në televizion.

E diela pritet të jetë sërish një ditë protestash teksa rrjete të së djathtës radikale pro-Trump kanë bërë thirrje për demonstrime më 17 janar, si dhe në ditën e ceremonisë.

Guvernatorët e Maryland, New Mexico e Utah kanë shpallur gjendjen e emergjencës para protestave të mundshme.

Ndërsa California, Pennsylvania, Michigan, Virginia, Washington e Wisconsin janë mes shteteve që kanë aktivizuar Gardën Kombëtare për ditën e ceremonisë.

Analistët thonë se beteja e zgjatur dhe konfliktuale e votave solli shtimin e rrezikut të dhunës.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back