Globi

Besonte se Covid ishte një mashtrim, burri humb bashkëshorten

Shkruar nga Liberale
Besonte se Covid ishte një mashtrim, burri humb bashkëshorten

Një shofer taksie në Florida, SHBA, i cili besonte se koronavirusi ishte një mashtrim, ka humbur gruan e tij nga Covid-19.

Brian Lee Hitchens dhe gruaja e tij, Erin kishin lexuar pretendime në internet se virusi ishte fabrikuar, i lidhur me 5G ose i ngjashëm me gripin.

Çifti nuk ndoqi udhëzimet shëndetësore dhe nuk kërkuan ndihmë kur u sëmurën në fillim të majit.

Brian u shërua por gruaja e tij 46-vjeçare u sëmur rëndë dhe vdiq këtë muaj nga problemet e zemrës.

Në një intervistë për BBC, Brian tha se shpresonte që e shoqja të mund ta fale.

“Ky është një virus i vërtetë që prek njerëzit. Unë nuk mund të ndryshoj të kaluarën. Unë mund të jetoj vetëm në tashmen dhe të bëj zgjedhje më të mira për të ardhmen. Gruaja ime nuk vuan më, ajo është në paq. Më mungon, por e di se është në një vend më të mirë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH