Aktualitet

Besnik Cani fiton në Strasburg, iu hapet rruga gjyqtarëve të shkarkuar nga Luan Daci

Shkruar nga Liberale
Besnik Cani fiton në Strasburg, iu hapet rruga gjyqtarëve të

Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në shkurt të 2020, ka fituar gjyqin në Strasburg.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar të padrejtë vendimin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar rihapje të çështjes.

“Në funksion të juridiksionit të saj dhe natyrës së shkeljes që u konstatua në lidhje me procedurat e verifikimit të kërkuesit, Gjykata e refuzon këtë kërkesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Fillimisht, Cani kaloi Vettingun pavarësisht disa problemeve që shfaqi me pasurinë. Më pas, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që pavarësisht problemeve me justifikimin e pasurisë dhe anën profesionale dhe etike, e konfirmoi në detyrë prokurorin Cani.

Pjesë e vendimit për shkarkimin e tij ka qenë dhe Luan Daci, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shërbim provë për falsifikim dokumentesh.

Tashmë hapet mundësia që të gjitha vendimet ku ka qenë pjesë ish-anëtari i KPA Luan Daci, të ankimohen në Strasburg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH