Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Pashkët Katolike

Shkruar nga Liberale
Besimtarët kremtojnë Pashkët Katolike

Besimtarët e krishterë, kremtojnë sot Pashkët. Për shkak të orës së policore e cila është deri në 20:00, mesha u mbajt në orën 17:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Mesha në katedralen e Shën Palit u mbajt nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, e ndërsa të pranishëm ishte një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të pajisur me maska.

Në mesazhin e tij të urimit, Arqipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo u shpreh se besimi jep shpresë e kurajë, për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira, duke u ndalur edhe personat e infektuar me koronavirus.

Imzot Frendo kërkon besimtarët mos të lejojnë që virusi të kufizojë jetën tonë, pasi jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH