Aktualitet

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

Shkruar nga Liberale
Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

Mëngjesin e sotëm në kishën ortodokse, 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë është zhvilluar mesha e Krishtlindjes. Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ndërsa dje në mesnatë u mbajt mesha për katolikët në katedralen e Shën Palit. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe figura të tjera nga politika dhe fusha të tjera.

Në meshë ishte edhe udhëheqësja e opozitës iraniane (MEK), Maryam Rajavi.

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin./Gazeta Liberale 

[gallery columns="1" size="full" ids="1113981,1113980,1113982,1113984"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH