1

Bes Kallaku në UET: Idhulli im shpirtëror është At Zef Pëllumbi

               Publikuar në : 11:49 - 31/07/21 liberale

Edhe pse me siguri, ai vetë është idhulli i shumë e shumë fansave të tij, aktori Bes Kallaku tregoi në një intervistë në UET se idhulli i tij shpirtëror është At Zef Pëllumbi. Madje ka bërë edhe një tatuazh.

Pjesë nga intervista:

Përmendët besimin, si një pikë të rëndësishme të jetës suaj. Ju si e shini shoqërinë e sotme shqiptare në raport me Zotin?

Ne si popull nuk dimë historinë tonë. Duke mos ditur historinë, ti nuk di se kush je. E po ashtu, jemi populli më mosbesues. Jemi të vetmit në botë, që nuk kemi besim as te bankomati, por i numërojmë paratë pasi i tërheqim. Besimi është qëllimi, është synimi, është gjithçka, jo vetëm në art, por edhe në jetë. Kam një simpati të madhe për françeskanët e para komunizmit. Ka qenë një kohë, kur si kleri mysliman edhe ai katolik, primare kishin Shqipërinë. Në 1967, kur u mbyllën kishat dhe xhamitë, shumë françeskanë bashkë me klerin mysliman, u burgosën. Unë kam idhull shpirtëror At Zef Pëllumbin, e kam edhe tatuazh. “Rrno vetëm për me tregue” është bibla moderne. E ke për humanizëm, dashuri, politikë, e mbi të gjitha ai është gabimi i një populli, se çdo të thotë të shkosh drejt komunizmi të dytë, duke përqendruar të gjitha pushtetet në një vend. /Gazeta Liberale

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back