Aktualitet

Bërtiti “Allahu Akbar” në kishë, pas ndërhyrjes së policisë humb jetën 39-vjeçarja shqiptare (vihen nën hetim policët që e ndaluan)

Shkruar nga Liberale
Bërtiti “Allahu Akbar” në kishë, pas ndërhyrjes

Një 39-vjeçare shqiptare u fur në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori por ndërroi jetë në rrethana të paqarta pas ndërhyrjes së policisë.

Një ngjarje e pazakontë ndodhi më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë.

39-vjeçarja shqiptare e quajtur Marinela Murati, u ndalua nga dy oficerë policie dhe humbi ndjenjat, por sipas hetimeve pas transportit në spitalin e Vigevanos, ndërroi jetë.

Dy policët janë vënë në hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas prej tyre lidhet me vdekjen e saj.

Sipas mediave italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH