Sociale

Bernstein, Ambasadori i “shqiptarizuar”

Shkruar nga Liberale
Bernstein, Ambasadori i “shqiptarizuar”

Bernstein, me origjinë hebraike, i lindur në Perandorinë Ruse, në atë që është Lituania e sotme, shkrimtar dhe reporter i njohur i kohës, njihet si ambasadori më proshqiptar. Ishte mik i tre presidentëve amerikanë, Roosevelt, Wilson dhe Hoover. Ai i paraqiti letrat kredenciale në prill të vitit 1930. Sipas studiuesit Mal Berisha, i cili ka botuar një libër rreth diplomatit amerikan, ardhja e një figure kaq të lartë, si Herman Berstein, në postin e ambasadorit përbën një ndër nderimet më të mëdha qeveria amerikane i bëri shtetit shqiptar.

Shoqata “Vatra” e priti me gëzim të veçantë, emërimin e tij në Tiranë. Si gazetar, Bernstein kishte intervistuar njerëz të mëdhenj të kohës si Tolstoi, Trocki, Rodin, Andrejevi, George Bernard Shou, Sheik Ul Islam, Sigmund Freud, Aleksandër Moisiu dhe kishte miqësi personale me Albert Ainshtajn. Ai tërhoqi interesin e gazetarëve dhe shkencëtarëve amerikanë dhe solli një sërë personalitetesh dhe zyrtarësh të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Ekspertët dhanë rekomandime, ndihmuan në fushë të ekonomisë, bujqësisë, kulturës dhe shkruan artikuj e reportazhe në gazetat amerikane. Bernstein, la një koleksion prej 18 dosjesh, me informacion mbi aktivitetin si diplomat në Shqipëri, marrëdhëniet me shumë shqiptarë, intervista me burrështetas dhe një dorëshkrim bibliografik për Mbretin Zog.

Bernstein shkroi disa artikuj për luftën e shqiptarëve për mbijetesë në një vend sovran. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai u bë një figurë shumë e njohur dhe mik i ngushtë i shumë shqiptarëve përfshirë Mbretin Zog, Faik dhe Mehmet Konicën. Koleksioni i Bernsteinit përmban informacion të rëndësishëm edhe mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë dhe varësinë e saj kronike nga ndihmat e huaja.

*Marrë nga numri i dytë i Revistës Liberale, botuar nga Instituti Liberal i Tiranës

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH