Showbiz

Berlusconi flet pasi doli nga spitali: Marta e kapërceu veten, më qëndroi pranë me përkushtim

Shkruar nga Liberale
Berlusconi flet pasi doli nga spitali: Marta e kapërceu veten, më

Silvio Berlusconi ka folur për Corriere Della Sera pas 45 ditësh shtrimi në spital.

Ai ka folur për ditët që ka kaluar në spital, ndërsa një falënderim të veçantë ka për bashkëshorten e tij Martën, për të cilën thotë se nuk e ka lënë në asnjë moment vetëm.

"Marta e kapërceu veten, më qëndroi pranë me një kujdes dhe përkushtim të pashoq, gjë që mund të shpjegohet vetëm me dashurinë e madhe që na lidh. Shumë herë më është dashur t'i lutesha të pushonte dhe të kujdesej për veten, por ajo nuk më la asnjë minutë. Fëmijët, vëllai im, miqtë e mi kanë qenë gjithashtu shumë pranë meje, çdo ditë. Në kohë të vështira dashuria e një familje është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme. Por dua të them edhe një gjë", ka thënë ai.

I pyetur për Melonin dhe Salvinin, ai nuk i ka konsideruar vetëm aleatë, por miq të vërtetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH