Aktualitet

Berishës nuk i jepet fjala, Rithemelimi dhe PD braktis votimin e Presidentit

Shkruar nga Liberale
Berishës nuk i jepet fjala, Rithemelimi dhe PD braktis votimin e

Në nisje të seancës plenare për votimin e kandidaturës së PS për presidentin e ri, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia dha të drejtën për procedurë.

Berisha iu përgjigj nga vendi duke i thënë: “Je unike. Ndalon mundësinë për procedurë”.

Më pas, ishte vetë Berisha, ai i cili doli në një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se i gjithë procesi ishte antikushtetues.

Kjo, sipas tij, për shkak se në çastin e regjistrimit, Begaj ka qenë ende shefi i Shtabit të Përgjithsëm të Forcave të Armatosura dhe nuk ishte liruar nga detyra, me vendim të presidentit aktual, Ilir Meta.

Nga ana tjetër, brenda sallës së Parlamentit, po vijon votimi për kandidaturën e Bajram Begajt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH