Aktualitet

Berisha: Zëvendësimi me urgjencë, ç'po ndodh në Portin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Berisha: Zëvendësimi me urgjencë, ç'po ndodh në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit si Drejtor i Portit të Durrësit, të ish-shefit të Antikorrupsionit të Kryeministrisë, Pirro Vengu.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas dorëheqjes së rrufeshme të Agron Tares dhe zëvendësimit me Vengun, fshihet Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

“Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!

Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.

Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise”, shkruan Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH