Aktualitet

Berisha zbulon arsyen përse Rama përjashtoi nga udhëtimi në Ukrainë Peleshin dhe Xhaçkën

Shkruar nga Liberale
Berisha zbulon arsyen përse Rama përjashtoi nga udhëtimi në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Kiev. Ai është ndalur tek personat që e shoqëronin kreun e qeverisë, por edhe ata që nuk kishin shkuar.

Sipas Berishës, Rama përjashtoi nga udhëtimi ministrat Peleshi dhe Xhaçka sepse e dinte që në bisedime Zelensky do t’i ngrinte çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Sipas Berishës, Rama ka lejuar ankorimin misterioz të anijeve ruse në portet tona.

“Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes!

Te dashur miq,  Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti  Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjëherë” shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH