Aktualitet

Berisha uron kreun e ri të Partisë konservatore në Gjermani: Mezi presim të bashkëpunojmë së bashku

Shkruar nga Liberale
Berisha uron kreun e ri të Partisë konservatore në Gjermani: Mezi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së në Gjermani Friederich März.

Berisha thotë se PD dhe CDU kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe zgjedhja e März është përshëndetur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD.

“Unë gjithashtu, shpreh besimin dhe deshirën time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë, për një bashkëpunim të ngushtë e të shkëlqyer me ju dhe CDU-në, në interesin më të mirë të konsolidimit të vlerave konservatore në Shqipëri, si dhe në interes të paqes, demokracisë dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH