Aktualitet

Berisha u drejtohet delegatëve të PD: Më 11 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Berisha u drejtohet delegatëve të PD: Më 11 dhjetor mbahet

Me anë të një njoftimi në Facebook, Sali Berisha iu është drejtuar të gjithë delegatëve të Partisë Demokratike duke u bërë të ditur se më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Rikonfirmojmë për të gjithë delegatët njoftimin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në dt 11.12.2021, ora 10:00 te Pallati i Kongreseve, Tiranë. Sipas nevojës, punimet e kuvendit mund të vazhdojnë dhe në datë 12.12.2021”.

Më 10 nëntor, Sali Berisha dorëzoi në PD, firmat e 4200 delegatëve, siç ai pretendon për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Më pas, selia blu doli me një deklaratë zyrtare me anë të së cilës bëri me dije se ish kryeministri po bën një blof. Në reagimin e PD, shkruhej se Sali Berisha nuk i ka mbledhur ¼ e firmave të nevojshme për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Në njoftimin e fundit, Berisha shkruan se Kuvendi do të mbahet në bazë të statutit të PD. “Ky kuvend mblidhet në bazë të statutit të Partisë Demokratike neni 43 pika 2, me kërkesën e 4200 delegatëve të tij. Emrat dhe firmat e tyre janë depozituar në zyrën e Edi Palokës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe mund të verifikohen nga kushdo brenda orarit zyrtar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH