Aktualitet

Berisha thirrje Kongresit, FBI dhe DASH: Hetoni rolin e Ramës në skandalin "McGonigal"

Shkruar nga Liberale
Berisha thirrje Kongresit, FBI dhe DASH: Hetoni rolin e Ramës në

Kryetari i "Rithemelimi", Sali Berisha i ka bërë sot thirrje Kongresit amerikan, FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit të hetojnë rolin e Edi Ramës në skandalin "McGonigal".

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë. Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. Ai u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Ishte skemë në të cilën Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë biznesmenët me lista të dorëzuara nga Basha. Thirrje FBI dhe Kongresit, DASH, të hetojnë. I bëj thirrje çdo shqiptari t’i bashkohet revolucionit, të shpëtojmë Shqipërinë. Është një lëvizje për fëmijët tanë, për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim kriminal.", tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH