Aktualitet

Berisha thirrje delegatëve: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit, votoni si të doni

Shkruar nga Liberale
Berisha thirrje delegatëve: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit, votoni

Gjatë “Foltores” që zhvilloi me demokratët e Gjirokastrës, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë delegatëve në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë e Memaliaj që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

"Ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së të degës Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, pa përjashtim, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni votoni në Kuvend, por firma juaj është ndërgjegjja juaj për një parti demokratike, për një parti që respekton votën e lirë. Shikoni mediat se ç’ndodh. Peng kryetarin e ka marrë në patronazh tani qeveria me propagandën e saj. Ka të tjerë që përpiqen t'u mbushin mendjen shqiptarëve se nuk ka rëndësi procedura, nuk ka rëndësi vota. Këta janë mercenarë. Në këtë pikë ne ndahemi me çdo njeri. Ata për të cilët procedura nuk ka rëndësi, forumet nuk kanë rëndësi, vota nuk ka rëndësi, ata janë mercenarët që nuk i duhen pluralizmit. Ata nuk kanë abc e pluralizmit, por xhepin e tyre. Nuk kemi gjë të përbashkët me ta. Me të tjerët na bashkon vota e lirë", u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH