Aktualitet

Berisha: Taulant Balla u emërua ministër nga klanet e drogës

Shkruar nga Liberale
Berisha: Taulant Balla u emërua ministër nga klanet e drogës

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm me urdhër të klaneve të drogës.

Berisha tha në një deklaratë se kanë ndikuar disa faktorë, por kryesori është narkoeuroja. Gjithashtu shtoi se paratë e bandave kanë pushtuar vendin.

“Banka e Shqipërisë, unë e kuptoj, nuk ka fuqi që ti rezistojë narkoeuros, kjo është narkoeuro. Ajo është një xhuxh para këtij gjiganti kriminal, ky i karteleve. Banka e Shqipërisë e bëri provën, i nxori 20 mln asgjë nuk ndryshoi. Ishte si kafeja e mëngjesit. Por Banka e Shqipërisë duhet të jetë zëri më i fuqishëm në denoncimin e tyre sepse këtu po ndodh një katastrofë e vërtetë. Këta janë bërë vendimarrës me kryeministrin.

Njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës që dihen me dokumente, mori tani Ministrinë e Brendshme dhe imagjinoni ju, a ishte e qëllimshme apo jo, por kjo ishte plotësisht e qëllimshme. Janë ato klane që e emëruar atë ministër.

Ka disa faktorë që kanë ndërhyrë në këtë raport, por faktori përcaktues është faktori narkoeuro. Janë narkoeurot që kanë pushtuar, prandaj thotë ai, që kemi aq sa nuk e dimë. Ai e ka fjalën e kontenierëve me euro, e të garantoj se i kanë me kontejner, sepse një shtet e di sa para ka. Një shtet që ka libra dhe regjistra, i llogarit. Ka dhe të fjeturën që e ka të vështirë, por Shqipëria i ka me tonelata, me kontenier, dhe e di ai këtë, sepse i thonë ata, miqtë e tij”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH