Aktualitet

Berisha shkon në selinë e PD: Basha është 'de facto' i shkarkuar

Shkruar nga Liberale
Berisha shkon në selinë e PD: Basha është 'de

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e Komisionit të Rikthemelimit të partisë, forum që u zgjodh nga Kuvendi i datës 11 fhjetor.

I shoqëruar nga Evi Kokalari, mbështetës, anëtarë dhe deputetë të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Lulzim Basha është de facto i shkarkuar, e që sipas tij, do të marrë vendimin përfundimtar të shtunën e 18 Dhjetorit në referundimin që ka caktuar Kuvendi i 11 dhjetorit.

Berisha u shpreh se Basha dhe anëtarët e partisë të cilët e mbështesin janë të lirë të qëndrojnë si fraksion brenda PD-së.

“Siç e shihni, janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Partisë Demokratike të zgjedhur në Kuvendin e fundit të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes. Tani po ngjitemi sipër. Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësitë pakicës të qëndrojë po të dojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të anëtarësisë më datën 18 ata do shprehen për deputetin Basha. Në zyrën e Bashës nuk kam punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 mendoj të reflektojë për vendimin e Kuvendit. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet. Çmenduria e peng Bashës për karriget, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vetë”, tha Sali Berisha.

Sali Berisha dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD po zhvillojnë mbledhje në një prej sallave të selisë blu. Ndërkohë, në të njëjtën kohë në seli është edhe Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH