Aktualitet

Berisha shfaqet me syze dielli, pret në zyrën e tij ish-Presidentin kroat

Shkruar nga Liberale

Dy ditë pas dhunës, ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet me syze dielli në zyrën e tij teksa ka takuar edhe përfaqësuesit e parë ndërkombëtarë.

Berisha është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PD me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Ish-kryeministri shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili e goditi teksa po marshonte së bashku me protestuesit në bulevard. Kreu i PD ka deklaruara para ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Sali Berisha.

Sali Berisha u dhunua nga 31-vjeçari Gerti Shehu ditën kur opozita mbajti protestën, në një kohë që në Tiranë ishin edhe liderët e BE.

Menjëherë pas sulmi, Shehu u neutralizua nga truprojat e Berishës, por edhe simpatizantët. Më pas i riu u arrestua nga policia, ndërsa kjo e fundit, referuar një raporti mjekësor dyshon se ai vuan nga probleme mendore.

Opozita nga ana e saj për këtë sulm akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se qëndron prapa këtij akti të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH