Aktualitet

Berisha replikon sërish me Yuri Kim: Zonja kullot në livadhet e qeverisë

Shkruar nga Liberale
Berisha replikon sërish me Yuri Kim: Zonja kullot në livadhet e

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e tij me demokratët në Lezhë, artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se shqiptarët nuk ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës dhe nuk ia pranojnë askujt.

Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë…Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta.”

Ai tha gjithashtu se kur të marrë drejtimin e PD do ta cojë atë në pushtet, si dhe do të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe BE-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH