Aktualitet

Berisha refuzoi të merrej në pyetje për "Partizanin", mbahet sot në GJKKO seanca për ish-kryeministrin

Shkruar nga Liberale
Berisha refuzoi të merrej në pyetje për "Partizanin",

Këtë të mërkurë mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet nën hetim për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". Bëhet me dije se seanca për Berishën është vendosur të mbahet sot në orën 14:30.

Theksojmë se seanca e djeshme u ndërpre, pasi mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.

Berisha nuk pranoi të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatë, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mengjezi.  Në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje për kpmpleksin "Partizani", Berisha doli në  konferencë me gazetarët.

Avokati Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit, ndërsa theksoi se në emër të tij kishte kallëzuar gjyqtaren Irena Gjoka.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha avokati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH