Aktualitet

Berisha reagon pas ndryshimit të gjyqtarëve për çështjen e Tahirit

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një lojë rihedhjen e shortit dhe ndryshimin e gjyqtarëve që do shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me nje postim në facebook ish-kryeministri Berisha shprehet se me këtë veprim synohet shpetimi i Saimir Tahirit nga dënimi.

Gjyqtarët e rinj që u caktuan për të gjykuar çështjen e Tahirit, sipas tij janë të besuarit e PS-së.

“Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i Brendshem, Saimir Tahiri,do të ishte fundi i gjyqësorit dhe varri i Reformës në Drejtësi”-thekson Sali Berisha në publikimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH