Aktualitet

Berisha: Rama nën hetim në SHBA, i kanë marrë e-mail-et

Shkruar nga Liberale
Berisha: Rama nën hetim në SHBA, i kanë marrë e-mail-et

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh këtë të hënë se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga SHBA, lidhur me çështjen “McGonigal”.

Në emisionin “Top Story”, Berisha tha se autoritetet amerikane po verifikojnë postën elektronike të Ramës.

“Rama është nën hetim. Personi nën hetim mund të jetë në ndjekje penale, duke u hetuar, mund të jetë si dëshmitar dhe si person që ka dijeni. Por që është nën hetim është 100 përqind. I kanë marrë Ramës çdo mail çdo komunikim çdo dokument deri më sot. I pandehur nuk them se mund të merret se ka imunitet diplomatik”, tha Berisha.

I pyetur nëse ai do të takonte një zyrtar të FBI-së po të ishte në vend të Ramës, Berisha tha se “do ta takoja jo me Agron Nezën por me ambasadorin”.

“Kam takuar përfaqësues të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin bashkë me këshilltarët e mi”, u shpreh.

Berisha bëri me dije se do dorëzonte mandatin nëse PD do fitonte në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Po ajo që ndodhi riktheu Berishën në vitet ‘98 ‘99”, tha Berisha duke iu referuar vendimit të sanksioneve nga autoritete amerikane.

Ai tha se ky vendim i lëndoi dinjitetin tim.

Në emision, Berisha pranoi se ishte në listën e personave të përgjuar nga SHBA në kohën kur President ishte Obama (skandali i zbuluar nga Snowden).

“Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë mua, më regjistrojnë. I thashë, që po të regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet”, tha ai.

“Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën ‘non grata’“, theksoi.

“Emergjencë e emergjencave është dhimbja ekonomike”

Berisha deklaroi se emergjencë e emergjencave është situata ekonomike në vend.

“Shqiptarët janë në një krizë shumëplanëshe, dimensioni më ulëritës është i varfërisë dhe mjerimit i cili s’po shihet dot sa i madh është. Një familjar po më tregonte një mik dje, bashkëshortja dhe ai me rroga 600 mijë lekë, s’u japim dot fëmijëve mish më shumë se 2 ose 3 herë mish në muaj. Imagjinoni për të tjerë ça bëhet. S’ka diskutim që emergjencë e emergjencave është dhimba ekonomike”, tha ai në emisionin “Top Story”.

“Çështjen e antikrizës e kam paraqitur shumë herët dhe kur u miratua buxheti i fundit opozita paraqiti 26 ose 27 amendamente, ishin një paketë antikrizë”, shtoi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH