Aktualitet

Berisha: Rama, ky porositës ‘i vrasjes’ së opozitës largohet vetëm me revolucion!

Shkruar nga Liberale
Berisha: Rama, ky porositës ‘i vrasjes’ së opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. Ai theksoi se 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë, duke pyetur nëse munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë?

Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit të PD-së, Berisha theksoi se Edi Rama, si porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet vetëm me revolucion.

E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar rreth situatës aktuale, politike dhe elektorale në vend. McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.

“Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta”.

“Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion”.

“Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës”.

“Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë?”

“Marrim vetëm këto krahasime.”

“Kurse rrugët anësore të autostradës Lekaj-Tepelenë shkojnë 7.1 milionë dollarë për kilometër. 320 milionë së bashku.”

“Gjithçka, fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë me intensiv me qytetarët. Jo nëpërmjet ekraneve. Komunikimi është i akullt. Do të përdorim ekranet, pro kontaktet direkte janë rruga absolute e revolucionit”, deklaroi Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH