Aktualitet

Berisha: Rama ka çuar në Kuvend ligjin që i hap rrugën trafikimit të fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Berisha: Rama ka çuar në Kuvend ligjin që i hap rrugën

Para demokratëve të Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Ramën se ka dërguar në Parlament një ligj që sipas tij nxit trafikimin e fëmijëve.

Lideri historik i të djathtës theksoi se nuk është kundër adoptimeve, por në kushtet ku gjendet Shqipëria sot, për Berishën, ndryshimi i ligjit për birësim do të hapë rrugën për trafikimin e të miturve.

“Ne i besojmë familjes si themelimin e të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numëremërimit të prindërve sikur të ishte matrikullim vetem e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë. Dhe tani ka çuar në parlament ligjin për t’i hapur rrugën trafikimit të fëmijëve, nëpërmjet adoptimit. NUk kam asgjë kundër adoptimeve, mbështets dhe nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t’i bërë ato objekt trafikimi. Sot fëmijët shqiptarë janë fëmijët me të dëmtuar dhe më të mjeruar të Europës, save dhe children ka publikuar studimin e fundit se fëmijët në Shqipëri janë dy herë më të kërcënuar se fëmijët në Kosovë. Ku tregon se fëmijët e Shqipërisë zënë vendin e parë në rrugët e Europës si fëmijë të trafikuar. Ky do të miratojë ligjin, de facto të trafikimit të fëmijëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH