Aktualitet

Berisha: Rama do të dorëzojë pushtetin sa më parë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Rama do të dorëzojë pushtetin sa më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga selia blu, në përfundim të konferencës për mediat ka folur sërish dhe tha se PD është shndërruar këtë dhjetor “në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi”. Sipas Berishës, Rama “do të dorëzojë pushtetin sa më parë”.

“Çdo demokrat e demokrate shqiptarë, të cilët e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri të cilët me vendosmëri guxim e trimëri e vizion rithemeluan PD, e shndërruan atë sot në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi. Mbyllni për një çast sytë imagjinoni forcën tjetër politke të Edi Ramës që është mykur, është mylkur nga kambët tek koka, padiskutim do të dorëzojë pushtetin sa më parë”, tha Berisha.

Pyetje: A do ketë presion për të votuar më 18 dhjetor?

Berisha: Asnjë presion, s’ka presion në familjen demokrate ne jemi në asnjë mënyrë. Përkundrazi janë të ftuar të gjithë të vijnë por s’ka presione e ska pasur kurrë ndaj asnjë njeriu.

“Ne jemi në shtëpinë tonë, kur je në shtëpinë tënde, s’ke ngut!”, shtoi Berisha për mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH