Politikë

Berisha: Qëllimi i Vuçiç dhe Ramës është ndarja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Qëllimi i Vuçiç dhe Ramës është

Çështja “e nxehtë” në Veriun e Kosovës ka sjellë përplasje në seancën e sotme parlamentare.

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit tha se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet dhe të përzihet në asnjë moment.

Berisha: Nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argat i të cilit është. (flet për Ramën).

Pas vizitës s Ramës në Beograd, për arsye të cilat i di ai vetë, u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me të cilat u zhbënë ato suksese që u arritën. Dolën skenarë që Vuçiç nuk i shiste dot më parë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar. Prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i Pavarësisë së Kosovës dhe ndarja e saj mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Merkel në fillim dhe më pas edhe falë komunitetit ndërkombëtar që konstatuan se ishte një projekt problematik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH