Politikë

Berisha publikon dokumentin e gjykatës: Bledi Çuçit i arrestohet djali në Itali

Shkruar nga Liberale
Berisha publikon dokumentin e gjykatës: Bledi Çuçit i

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është arrestuar në Itali, Enri Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm, por nga martesa e parë.  Sipas Berishës, ai është prangosur lidhur me skandalin e ilaçeve, pasi merrej me trafikimin e tyre.

Berisha i referohet qytetarit dixhital, por pretendon se i ka nisur edhe atë që kanë shkruar mediat në Itali, por edhe vendimin e gjykatës italiane, që provon se është prangosur djali i Bledi Çuçit.

Mesazhi i plotë i Berishës:

SUPERSKANDAL!

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

  1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
  2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

[gallery ids="1247999,1248000,1248001,1248002,1248003,1248004,1248005,1248006,1248007,1248008,1248009,1248010,1248011"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH