Aktualitet

Berisha proteston sot sërish, para parlamentit

Shkruar nga Liberale
Berisha proteston sot sërish, para parlamentit

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha paralajmëroi një tjetër protestë sot. Sipas tij, protesta do të mbahet para Parlamentit, teksa do të mblidhet në seancë plenare, që është parashikuar në nisë në orën 17:00.

“T’i mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi votën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. T’i mohosh të drejtën për t’i kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues.

Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet t’u dalim zot”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se, ditën e shtunë u mbajt protesta e organizuar nga "Rithemelimi" dhe Partia e Lirisë përballë Kryeministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH