Aktualitet

Berisha: Protesta ishte paqësore, mirënjohje atyre që hapën dyert e PD

Shkruar nga Liberale
Berisha: Protesta ishte paqësore, mirënjohje atyre që hapën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se policia ka shoqëruar 41 protestues. Sipas tij, ata janë të rinj të ndaluar pas asnjë motiv, ndërsa shtoi se po marrin trajtim në spitale rreth 12 demonstrues.

Në një konferencë për mediat, Berisha, teksa e quajti një protestë madhështore dhe paqësore, u shpreh se ditën e sotme është ushtruar terror ndaj demokratëve.

“Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën. Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH