Politikë

Berisha pret në zyrë kryetarin fitues: Çliroi Kavajën!

Shkruar nga Liberale
Berisha pret në zyrë kryetarin fitues: Çliroi Kavajën!

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Berisha shkruan se i ka shprehur mirënjohjen e Fisnik Qoses, për të cilin thekson se ai dhe demokratët e Kavajës e çliruan këtë qytet si në ’90-tën nga një monizmën e dytë.

“Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.

Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës”, shkruan Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH