Aktualitet

Berisha pranon për herë të parë rrezikun: Duan të na përjashtojnë nga zgjedhjet!

Shkruar nga Liberale
Berisha pranon për herë të parë rrezikun: Duan të na

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë rrezikun që Partia Demokratike e drejtuar prej tij, e njohur si “Foltorja” të mbetet jashtë zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë një takimi me demokratë të degëve 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se qeveria po përpiqet t’i përjashtojë nga zgjedhjet.

“Duan të na përjashtojnë nga zgjedhjet, duan që ne të na bëjnë të paqenë, duan të na shndërrojnë në anonimat, megjithëse ne kemi vendimin e gjykatës, që u dha, se s’kishte si të mos jepej. Kemi ndjekur çdo frymë dhe gërmë ligji, të Kushtetutës, të Statutit, por për McGonigal kjo s’ka asnjë vlerë. Vlerë ka se kush duhet të jetë kryetari i PD-së që ata duan”, deklaroi Berisha.

Çështja e përkatësisë së Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe përçarjes që pasoi më tej, qëndron në sirtarët e Gjykatës së Tiranës. Aktualisht Berishës nuk i takon me ligj, as vula apo logo e PD-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH