Aktualitet

Berisha: Po të kisha pranuar pazarin me Ramën e Bashën për bashkëqeverisje, sot s’do kisha dhëndrin në burg e s’do isha non-grata

Shkruar nga Liberale
Berisha: Po të kisha pranuar pazarin me Ramën e Bashën për

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është shpallur non-grata si dhe po akuzohet nga drejtësia sot, për shkak se refuzoi një pazar me kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se në vitin 2021, Lulzim Basha i kishte çuar atij propozimin që të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Berisha tha se e refuzoi këtë propozim. “Nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin në burg”, tha ndër të tjera Berisha, gjatë fjalës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.”

“Momenti më kritik i pluralizmit politik të Shqipërisë, në momentet e fillimit të betejës tonë pa kthim. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Sot nuk kemi kampe përqëndrimi, skuadra pushkatimi, megjithatë sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë të vërtetë, pasi sot në Shqipëri, një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet. Edi Rama e ka shpallur opozitën armike, për ta asgjësuar, jo me plumba por me plumba të tjerë, në mënyrë që ta vendosë nën kontroll të plotë.”

“Edi Rama qeverisjen e kishte mbyllur me Lulzim pengun. Dërgoi njerëz për bashkëqeverisje. Nëse unë do kisha pranuar pazarin me Edi Ramën, nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin në bug. Ky pazar me Edi Ramën do ishte thikë pas shpine për pluralizmin. S’mund ta bëja unë një kompromis të tillë, pasi refuzova kategorikisht, Edi Rama shtiu plumbin”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH