Aktualitet

Berisha përmend Klodian Rashën, bën thirrje për protestë: Do të dalë në shesh çdo padrejtësi

Shkruar nga Liberale
Berisha përmend Klodian Rashën, bën thirrje për

Kreu i PD Sali Berisha, ka bërë thirrjen e tij për t’ju bashkuar ende protestës së thirrur më 7 korrik.

“Ekzekutimi në derë të shtëpisë të të riut Rasha pas shpinës , janë një seri rastesh të tilla, këto nuk do të përsëriten kurrë më.

Edhe Astiri, një qëndresë qytetarë heroike, 420 ditë, mbështetje e kufizuar, Teatri histori turpi për opozitën, histori nderi për protestuesit. Opozita nuk gjente motive për të mbrojtur një simbol si Teatri.

Ne nuk pyesim më për asgjë, ajo që është e drejtë, jam këtu para jush për t’u thënë të gjithë grupeve organizatave, se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon më, nuk doni , ne do të dalim dhe gjithnjë do të dalim”, tha Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH